Integrimi i sotëm i gjykatësve, prokurorëve dhe personelit administrativ në Gjyqësorin e Kosovës është zbatim i Marrëveshjes për Drejtësi të arritur në shkurtin e vitit 2015 në dialogun ndërmjet Beogradit e Prishtinës që po zhvillohet me ndërmjetësim të Bashkimit Europian, thotë kumtesa nga Zyra e Përfaqësueses së Lartë të BE-së Federica Mogherini.
Integrimi i të gjithë përfaqësuesve të komuniteteve në Gjyqësorin e Kosovës është kyç për sigurimin e drejtësisë për të gjithë banorët, thuhet në kumtesë, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIntegrimi i i Gjyqësorit, shtohet, do të mundësojë zbatimin unik të ligjit në Kosovë në të gjitha gjykatat e prokuroritë themelore në Kosovë.
Gjyqësori reprezentativ dhe zbatimi unik i ligjit në Kosovë do të përforcojë sundimin e të drejtës si shërbim themeltar publik dhe si nxitje kryesore për rritë ekonomike e investime, thuhet në fund në kumtesë.