Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva.
Në takim është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit reciprok në fushën e ekonomisë dhe rrugëtimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHaradinaj e njoftoi zëvendëskryeministren Zaharieva për intensifikimin e veprimeve të Qeverisë së Kosovës në fushën e sundimit të ligjit, luftës kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe veprimet dinamike drejt përmbushjes së obligimeve që burojnë nga MSA-ja.
Haradinaj po ashtu e falënderoi Ekaterina Zaharieva për rolin konstruktiv të Bullgarisë në të gjitha etapat e shtetndërtimit të Kosovës.
Nga ana e saj, zëvendëskryeministrja Zaharieva i uroi kryeministrit Haradinaj marrjen e përgjegjësive në krye të ekzekutivit, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve edhe në të ardhmen.