Çka mund ta zbresë numrin e votuesve, sipas Qirezit

Çka mund ta zbresë numrin e votuesve, sipas Qirezit

12 tetor 2017 21:04

Opinionisti Arben Qirezi thotë se në fushatën për zgjedhjet lokale të 22 tetorit ka pasur shumë pak aktivitet në terren nga kandidatët për kryetarë komunash.

Ai ka marrë shembull Prishtinën, duke thënë se dalja e rrallë e kandidatëve për kryetar të komunës në terren është e rrezikshme për ta dhe mund të çojë në uljen e numrit të votuesve.

“Unë mendoj se mbase një prej të metave është aktiviteti i varfër në terren. Në rastin e Prishtinës, mbështetja e madhe në media dhe rrjete sociale, mund të ketë pasojë të përgjithshme në uljen e numrit të pjesëmarrësve në zgjedhje, që mund të ndikojë në rezultatet e partive”, ka thënë Qirezi në Rubikon të KTV-së.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme