Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rakiq: Lista Serbe e bashkuar në zgjedhjet lokale në Kosovë

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka paralajmëruar se në zgjedhjet lokale më 22 tetor në Kosovë, kjo listë do të garojë e bashkuar, pasi kjo ishte kërkesa e vetme e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë takimit të sotëm me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, raporton agjencia Beta nga Beogradi.

Pas takimit në presidencën e Serbisë në Beograd, Rakiq tha se Vuçiq u ka dhënë mbështetje të “parezervë” kandidatëve të Listës Serbe për kryetarë të komunave dhe asamblistë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kandidati i Listës Serbe për kryetar të Graçanicës, Sërgjan Popoviq, tha se në Kosovë ekzistojnë edhe disa lista të serbëve, të cilat “në ndonjë mënyrë” i kontrollon Prishtina.