Sindikata e Pavarur e RTK-së ka reaguar kundër procedurave disiplinore ndaj kryetarit të sindikatës së saj, Fadil Hoxha.
Më poshtë mund ta lexoni reagimin e tyre të plotë:
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryesia e Sindikatës së Pavarur të RTK-së shpreh mbështetjen e plotë ndaj kryetarit të SPRTK-së, Fadil B. Hoxha.
Kryesia konsideron se qëndrimet publike të kryetarit, përfshirë edhe paraqitjen e tij në emisionin “Interaktiv”, janë në harmoni të plotë me qëndrimet e Kryesisë së Sindikatës lidhur me gjendjen në Transmetuesin Publik.
Kryesia e SPRTK-së në vazhdimësi ka ngritur zërin e saj për problemet në transmetuesit publik, fillimisht brenda institucionit, por këto probleme asnjëherë nuk janë trajtuar nga organet më të larta, përkundrazi prej vitesh është injoruar zëri sindikal duke u shkelur në vazhdimësi të drejtat e punëtorëve.
Kryesia kërkon që të ndërpritet menjëherë procedura disiplinore ndaj kryetarit të SPRTK-së, Fadil B. Hoxha dhe Bordi të ndikojë në respektimin e Ligjit për Organizim Sindikal. Në të kundërtën, si kryesi e Sindikatës do të jemi të detyruar që të hyjmë në grevë.
Me respekt
Kryesia e SPRTK-së
Flora Durmishi
Arsim Halili
Gani Murtezi
Artan Cernaveri
Diana Dani
Bardhyl Bekteshi
Behare Bajraktari
Milot Ibrani
Genc Berisha
Reagimin me nënshkrimet e anëtarëve të Kryesisë së SPRTK-së, e gjeni të bashkangjitur.
