Pas dy muajsh ndërprerjeje, sot pritet të rifillojë qarkullimi i trenave në Kosovë.
Rifillimin e qarkullimit të trenave e ka konfirmuar ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj për rtv21.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ju konfirmoj që sot ne ora 16:00 edhe zyrtarisht do jemi bashkë për të rifilluar qarkullimin e trenave”, ka thënë Lekaj.
Ndërprerja e këtyre linjave është bërë për shkak të mungesës së mjeteve financiare, të cilat është dashur të sigurohen nga Qeveria e Kosovës.
Qarkullimi i trenave në linjat e rregullta ishte ndërprerë më 2 gusht të këtij viti.