Ka vazhduar që të mos e bëjë publike votën e tij për çështje madhore, deputeti i LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Anton Quni.
Në “Interaktiv” të KTV-së ai nuk ka treguar as se si do të votonte për Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, nëse Qeveria e Kosovës vendos ta procedojë në Kuvend për ratifikim. Por ka thënë se “gjithherë është shprehur se votën e tij do ta tregojë në seancë kur të vijë koha”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKa treguar se pse bën kështu.
“Me qëndrimin tim unë ta mbërrijë efektin. Nëse tash e bëjë publike votën time ka rrezik që ajo të manipulohet, sabotohet, prandaj e shoh të arsyeshme të hesht deri në ditën e votimit”, ka thënë ai. “Të jen i të bindur se qytetarët nuk do të zhgënjehen me vendimin tim”, ka shtuar me bindje ai.
Ai ka thënë se demarkacioni është kusht për liberalizim të vizave.
“Këtë nuk e shoh e të drejtë, është standard i ngritur enkas për qytetarët e Kosovës dhe nuk njihet kjo praktikë për shtetet e tjera të rajonit”, ka thënë Quni.
Ka folur edhe për opozitën.
“Shpresoj që opozita të vijë me fakte dhe nëse janë bindës përse të mos marrin edhe përkrahjen e deputetëve tjerë. Pasi Kuvendi është i vetmi vend ku duhet të zgjidhet kjo çështje”, ka thënë Quni.