Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha priti në takim Shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, Constantina Athanassiadou për të diskutuar thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit.
Hoxha falënderoi Ambasadoren Athanassiadou për ndihmën e vazhdueshme që ka ofruar Greqia, si me agjendën evropiane ashtu edhe për shtetndërtim dhe ruajtje të sigurisë së vendit tonë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Greqia ka gatishmërinë për të përkrahur përfshirjen e Kosovës në nismat rajonale dhe ndërkombëtare në mënyrë që Kosova të jetë plotësisht e integruara në çështjet rajonale dhe ndërkombëtare si dhe përkrahja në zbatimin e MSA-së, Agjendës Evropiane të Reformave, koordinimi dhe përgatitjen për programet e BE-së dhe procesit të liberalizimit të vizave”, tha Hoxha.
Ajo shfaqi përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit bilateral mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Greqisë, jo vetëm në fushën e integrimit, por edhe në kuadër të bashkëpunimit bilateral dhe nismave rajonale.
“Greqia, për t’i kontribuar paqes dhe zhvillimit rajonal, ka përkrahur integrimin e Kosovës në nismat rajonale dhe ka përkrahur avancimin e Kosovës në rrugën e saj drejt integrimit evropian. Greqia është faktor i rëndësishëm rajonal i paqes dhe procesit euro-integrues”, tha Hoxha.
Ambasadorja Athanassiadou, nënvizoi përkushtimin e vazhdueshëm të Greqisë dhe ndihmën e pa rezervë në rrugën integruese të Kosovës dhe premtoi mbështetje edhe për të ardhmen, në kuadër të reformave të parapara me agjendën evropiane.