I deleguari special i Parlamentit Europian për Serbinë David McAlilster e ka përshëndetur iniciativën e kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiq për fillimin e dialogut të brendshëm për Kosovë, transmeton Koha.net.
“Po, e përshëndesim, iniciativën e kryetarit Aleksandar Vuçiq për fillimin e dialogut për këtë çështje”, citon ‘blic’ i Beogradit të ketë thënë McAllister.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka thënë se përmirësimi i dallueshëm dhe i qëndrueshëm i marrëdhënieve me Prishtinën është parakusht shumë i rëndësishëm në kuadër të anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Europian.
“Normalizimi i marrëdhënieve do të arrihet përmes pajtimit të dy palëve”, ka theksuar ai.
Në pyetjen nëse Kosova e ka vendin në UNESCKO dhe në Interpol, McAllister ka thënë se vendi i tij, Gjermania, është një nga 23 shtetet e BE-së që e kanë njohur Kosovën.
“Njohja e sovranitetit të shtetit është vendim ekskluziv i çdo vendi dhe e kuptoj pse për Kosovën është me rëndësi shumë të madh të marrë përkrahje për t’u integrime në organizatat ndërkombëtare”, ka thënë McAllister.