Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Yagcilar priti zëvendësministrin e Arsimit të Turqisë, bisedojnë për bashkëpunim

Ministri i Ministrisë së Administratës Publike, Mahir Yagcilar, ka pritur zëvendësministrin e Ministrisë së Arsimit të Republikës së Turqisë , Orhan Erdem, i cili e përgëzoi ministrin për vazhdimin e detyrës.

Sipas njoftimit për media nga ky takim, ministri Yagcilar, pasi falënderoi Qeverinë e Turqisë për mbështetjen e pandalshme që po i jep Kosovës, e informoi mysafirin me fushëveprimin e ministrisë që ai drejton. Në vazhdim, ministri Yagcilar dhe Erdem biseduan për realizimin e projekteve të reja duke shkëmbyer mendime për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe në fusha tjera.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ministri Yagcilar theksoi se marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë karakterizohen me miqësi, mirëkuptim dhe dialog dinamik në nivel të lartë.

Zëvendësministri Erdem tha se shteti turk do të vazhdojë të përkrahë shtetin mik të Kosovës dhe do të promovojë marrëdhënie të vazhdueshme në fushën e arsimit dhe në fusha të ndryshme.