Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në një takim miqësor udhëheqjen e AAK-së, dega në Pejë, në prag të nisjes së fushatës parazgjedhore për zgjedhjet lokale të 22 tetorit të këtij viti.
Ai me këtë rast porositi bashkëpartiakët e tij për një fushatë të civilizuar e demokratike dhe për një garë fer dhe angazhim që do të jetë vetëm në funksion të qytetarëve të Pejës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryeministri falënderoi aktivistët e partisë së tij për përkrahjen dhe u zotua se do të jetë kryeministër i të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim etnie, rajoni, partie apo besimi e ideologjie.
Ndërsa, udhëheqja e degës së AAK-së në Pejë e uruan Ramush Haradinajn për postin e të parit të Qeverisë së vendit, duke i ofruar mbështetje të pa rezervë në të gjitha planet për një qeverisje të mirë, transparente dhe llogaridhënëse.