Nxënësit e shkollave të mesme të Prishtinës janë mbledhur sot para Teatrit Kombëtar për të kërkuar drejtësi për vrasjen e bashkëmoshatarit të tyre Aulon Zeka.
Ata kanë marshuar edhe deri te hyrja e Kuvendit të Kosovës, ku kanë bërë thirrje “Drejtësi për Aulonin”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShoqja e ngushtë e Aulonit, Eliesa Aliu, ka shprehur pakënaqësi me gjendjen e sigurisë në vend, pasi që autoritetet për siguri nuk ndërmarrin masa adekuate për të parandaluar raste të ngjashme.
“Është bërë e vështirë të jetosh në Kosovë, njëherë ishte Astriti e tash Auloni, e nesër dikush tjetër. Shtet i thonë vetës, por jo, ne s’kemi kurrkush”, tha ajo, ndërsa shtoi se ka ardhur koha që, sikur të mos e kesh një familjar në pozita të larta, “siç po i cilësojnë këta drejtorët, biznesmenët, deputetët, policët, atëherë ti nuk je kurrkush”, shkruan KP.
“E nëse të vranë pa faj, aq të pacipë që janë, mundohen me ta lanë fajin për së vdekuri. Kanë prova për vrasësit e Aulonit edhe prapë enden të lirë, se po e ka dajën deputet, nuk bën me arrestua. Çohet ‘bishti’ i fëmijës mban armë, e sigurt që është armë pa leje e ku është policia në këtë rast. E gjuan me katër plumba edhe prapë kurrgjë. Ku është shteti? Shkon ai që krenohet që ka me vra edhe del para të gjithëve “live” në “Instagram”, bën kërcënime publike dhe në fund nuk merret asnjë masë”, tha ajo.
Ndërsa, shoqja tjetër e Aulonit, Ardiana Canolli, e cila nuk mund të ndalte lotët, lexoi poezinë që e kishte shkruar për shokun e saj të ndjerë, Aulonin.
“Aulon, i mblodha forcat për të shkruar për ty, dije që secili prej neve është mërzitur. Ti ke shkuar vëlla, e di nuk kthehesh më, ama vështirë këtij fakti ne me i dal në ballë. Asnjëherë nuk dite për të bërë probleme, pse bash ty vëlla Zoti të mori prej neve? Ah, bre Guxim, pse vëllain ma more, a hiç nuk t’u dhimbtë ajo fytyre engjëllore? Ke shumë herët ai prej neve me u largua, a ia vlen për një femër shokun me tradhtua. Fli i qetë vëlla atje lartë, se Zoti mat dashurit i mban ngat”, tha ajo.
Aulon Zeka është gjetur i vrarë të shtunën afër shkollës “Model” në Prishtinë, ndërsa si të dyshuar janë arrestuar një 16-vjeçar dhe një 15-vjeçare. Gjykata atyre ua ka caktuar nga një muaj paraburgim.