Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pika kufitare mes Kamenicës e Medvegjës ende jashtë funksionit

Në Kamenicë banorët që kanë lidhje familjare me fshatrat përtej kufirit, kanë probleme me lëvizjen. Ka kohë që pika kufitare mes Kamenicës dhe Medvegjës është ndërtuar, por qarkullimi ende nuk zhvillohet.

Ky numër i konsiderueshëm i familjeve të cilët jetojnë këndej dhe andej kufirit kanë familjet dhe pronat e tyre.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zëvendëskryetari i Kamenicës, Fatmir Matoshi, njëherësh edhe banor i asaj zone thotë se proceduarat infrastrukturore kanë krijuar ngecje ndërsa nga tash gjithçka është e përfunduar.

Profesor Sabri Kadriu nga Forumi për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkufitar konsideron që nuk ka asnjë arsye për vonesa, përcjell televizioni publik.

Hapja e pikave kufitare me mbështetje të faktorit ndërkombëtar mundëson zhvillimin socio-ekonomik të vendeve dhe banorëve të zonave kufitare.

Kështu i kontribuon sigurisë së qytetarëve dhe parandalimit të çfarëdo dukurie devijuese e antiligjore thonë përfaqësues të institucioneve dhe banorë të fshatit Svircë i ndarë në dysh njëra pjesë në Kosovë e tjetra në Serbi.