Zafir Berisha përfundimisht humb mundësinë për të kandiduar për kryetar të Prizrenit në zgjedhjet lokale të 22 tetorit, raporton KTV.
Emri i tij, së bashku me 85 kandidatë të tjerë, është decertifikuar nga KQZ, pasi ata janë të dënuar nga gjykata për vepër penale në 3 vjetët e fundit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKundër këtij decertifikimi ishte përfaqësuesi i NISMËS në KQZ, Eshref Vishi, ndërsa ka abstenuar përfaqësuesi i Vetëvendosjes në KQZ, Adnan Rrustemi.
Pothuajse të gjithë anëtarët e KQZ-së kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për faktin se sipas tyre po detyrohen t’i decertifikojnë padrejtësisht disa nga kandidatët.
Por, që kjo vjen si pasojë e ligjit për zgjedhjet, i cili nuk kishte asnjë zbrazëtirë të vogël ligjore që të bëhej klasifikimi i kandidatëve para se të ndodhte decertifikimi.
Betim Gjoshi, përfaqësuesi i PDK-së në KQZ, i ka bërë thirrje Kuvendit të Kosovës me urgjencë të ndryshojë ligjin për zgjedhjet, pasi edhe ai është i pajtimit se ligji po ua shkel të drejtën kushtetues qytetarëve të Kosovës.
Në anën tjetër, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se i vjen keq për ata që u ndëshkuan ndoshta nga pakujdesia, por që të gjithë kandidatët kishin nënshkruar paraprakisht deklaratën e pastërtisë juridike.