Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mustafa: S’duhet të lejojmë këtë masakër të Serbisë në institucionet e Kosovës

Kryeministri në largim i Kosovës, Isa Mustafa përmes një postimi në Facebook ka thënë se gjendja në Kuvend është e tmerrshme, dhe ka shtuar se nuk duhet të lejohet kjo masakër e Serbisë ndaj institucioneve shtetërore të Kosovës.

Ai ka bërë thirrje që të formohet një koalicion i madh pa PDK-në dhe pa ndikimin e Listës Serbe, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Është e tmerrshme kjo gjendje në Kuvendin e Kosovës. Zgjidhja është në shumicën shqiptare në Kuvend. Prandaj sot do të duhej të tërhiqet apo të rrëzohet ky koalicion dhe të themelohet koalicioni i madh pa PDK-në dhe pa ndikim të Listës Serbe. Nuk duhet të lejojmë këtë masakër të Serbisë në institucionet shtetërore të Kosovës”, ka shkruar Mustafa.