Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Valdet Hoxha priti në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, z. LaszloMarkusz, me të cilin biseduan për situatën aktuale, me theks të veçantë për lëvizjet migratore dhe mundësinë e keqpërdorimit dhe keqinformimit të qytetarëve nga grupet e ndryshme të krimit të organizuar.
Zëvendësministri Hoxha dhe ambasadori Markusz gjatë diskutimit vlerësuan dhe konstatuan faktin që nga të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, Kosova tashmë vlerësohet si vend i sigurt i origjinës dhe se asnjë nga këto vende nuk jep azil për qytetarët e Republikës së Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPo ashtu, zëvendësministri Hoxha dhe ambasadori Markusz u pajtuan që të përcjellin mesazhin tek qytetarët e Republikës së Kosovës që mos të bien pre e grupeve të ndryshme të krimit të organizuar të cilët merren me trafikimin e qenieve njerëzore, sepse pa një vizë valide, nuk mund të kalohet kufiri i Hungarisë, përkundrazi, kodi penal i Hungarisë parasheh dënime të ashpra për kalime ilegale të kufirit.