Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Stavileci: Sulmi ndaj gruas ishte mesazh kundër meje

Ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, në emisionin “Rubikon” të KTV-së, ka thënë se sulmi fizik ndaj bashkëshortes së tij, Vitore Stavilecit, ishte mesazh kundër tij.

Jo drejtpërdrejt, Stavileci për sulmin ndaj gruas së tij ka fajësuar aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët nisën sulmet me gurë, thyerjet e veturave dhe sulmet me molotovë kundër institucioneve të Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Caku kam qenë unë”, ka thënë Stavileci në një intervistë për Rubikon të KTV-së.

“Në atë moment ata i thanë ‘t’ia përcjellësh burrin tënd që nëse vazhdon kështu njëjtë do t’ju ndodh të gjithëve’”, ka thënë Stavileci.

“Tash, ne kemi pasur një aktivitet të ngjeshur disa javësh dhe nuk kemi pasur një adresë tjetër përpos një subjekti politik të cilën ia kemi demaskuar shumë veprime në administratën publike”, ka thënë ai.

“Mesazh politik ka, rrethana ka, shëmbëlltyra të dhunës në vendin tonë ka dhe ka vetëm një adresë. Janë i vetmi subjekt politik që nuk janë deklaruar dhe kanë thënë emrin e gruas time, si të ishte grua e çfarëdoshme, pse nuk më kanë thirrur në telefon, deklaratat ishin të politizuara”, ka thënë Stavileci.