Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mustafa uron nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor

Kryeministri në detyrë i Kosovës Isa Mustafa, përmes Facebookut ka uruar fillimin e vitit të ri shkollor për nxënësit e vendit.

Mustafa në urim ka thënë se arsimimi cilësor, avancimi i dijes dhe përgatitja bashkëkohore profesionale janë parakushte themelore për zhvillimin e vendit tonë, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky është postimi i Mustafës:

“Të dashur nxënës dhe mësimdhënës të Kosovës,

Urimet më të përzemërta për fillimin e vitit të ri shkollor në shkollat fillore dhe të mesme.

Arsimimi cilësor, avancimi i dijes dhe përgatitja bashkëkohore profesionale janë parakushte themelore për zhvillimin e vendit tonë.

Krijimi i brezave të rinj, që arritjet e tyre në të gjitha fushat, i bazojnë në dije dhe aftësi intelektuale, na garanton mirëqenie e zhvillim afatgjatë.

Institucionet tona duhet të punojnë më shumë për të krijuar kushte duke përkrahur në çdo formë sistemin e arsimit dhe edukimit, gjë që do të ndikojë drejtpërdrejt edhe në vlerësimet ndërkombëtare për vendin.

Urime dhe ju priftë e mbara!”.