Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

S’merr mbështetje iniciativa e presidentit për ekipin e unitetit

Me rezerva është pritur iniciativa e presidentit Hashim Thaçi për të formuar një ekip uniteti, i cili do ta përfaqësonte Kosovën në fazën finale të dialogut me Serbinë, shkruan sot Koha Ditore.

Pakkush beson se kreu i shtetit mund ta rreshtojë pas vetes gjithë spektrin politik e qytetar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në secilin proces të rëndësishëm nëpër të cilin ka kaluar Kosova, ka pasur forume përgjegjëse për vendimmarrjen, e në të cilat kanë qenë prezentë përfaqësuesit e subjekteve kryesore politike, përfshirë edhe pjesëtarë të shoqërisë civile e ekspertë të fushave të ndryshme.

Kjo traditë nuk u vazhdua edhe në procesin e Brukselit, i nisur në vitin 2011. Duke qenë kryeministër, në kohën kur nisi dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, presidenti i tashëm nuk bëri përpjekje për ta përfshirë në proces të gjithë opozitën, por edhe ekspertët që i ka vendi.

Lulzim Peci është drejtor ekzekutiv i Institutit KIPRED dhe ka treguar nëse Thaçi përbën personin unifikues për të qenë në krye të një procesi që kërkon konsensus nacional, siç është dialogu me Serbinë. Veç kësaj, edhe nëse është presidenti apo një autoritet tjetër që duhet ta drejtojë fazën finale të dialogut.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.