Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Policia arreston një pelegrin serb që dyshohet për krime lufte

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të hënën në mesditë, në dalje të Suharekës kanë ndaluar një person të përkatësisë etnike serbe, i cili dyshohet për kryerjen e krimeve të luftës.

Policia ka njoftuar se arrestimi i të dyshuarit me inicialet B.M. është bërë në hyrje të autostradës në Reshtan të Suharekës, për interes të Gjykatës Themelore në Prizren-Departamenti për Krime të Rënda, me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zyrtarët e Policisë rajonale të Prizrenit kanë bërë të ditur se i dyshuari ka qenë pjesë e grupit të pelegrinëve që kanë vizituar fshatin Mushtisht për festën fetare lokale, ku edhe është identifikuar dhe më pastaj është ndaluar për shkak të ekzistimit të një fletarrestimi ndaj tij.

ka qenë festa fetare e komunitetit ortodoks në Mushtisht, me ç’rast pelegrinët serbë bëjnë vizitë në Kishë, varreza dhe në pronat e tyre në fshat. Pelegrinazhi dhe festa kanë kaluar pa asnjë problem. Gjithsej kanë qenë 54 pelegrinë serbë. Pasi që ka ardhur ky grup në Mushtisht, Policia e ka njohur njërin prej tyre, dhe e kanë ditur që ka fletarrestim për të, të lëshuar më datën 18.7.2017 nga Prokuroria Speciale dhe Gjykata Themelore në Prizren-Departamenti për Krime të Rënda”, ka bërë të ditur një zyrtar i Policisë rajonale të Prizrenit. Sipas tij, në këtë rast është identifikuar i dyshuari B.M., 72 vjeç, i lindur në fshatin Sopi të Suharekës, që dyshohet për kryerjen e veprave penale që hyjnë në domenin e krimeve të luftës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.