Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shumë deputetë në garë për kryetarë komunash

Shumë deputetë të zgjedhur të Kuvendit të Kosovës i kanë hyrë garës për kryetarë të komunave, raporton KTV.

Më së shumti deputetë që pretendojnë të zgjidhen kryetarë të komunave ka “Vetëvendosje”, e pasuar nga PDK-ja me tre kandidatë, ndërsa LDK-ja, Nisma dhe Alternativa me nga një kandidat.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mimoza Kusari-Lila, Arban Abrashi, Sali Salihu, Driton Çaushi, Qëndron Kastrati, Mytaher Haskuka, Sami Kurteshi, Faton Topalli, Zenun Pajaziti, Hajdar Beqa, Agim Aliu dhe Zafir Berisha u zgjodhën deputetë por janë të gatshëm të heqin dorë nga ky mandat nëse zgjidhen kryetarë komunash. Të gjithë shprehen njësoj se kandidimi i tyre në nivel lokal nuk është mashtrim ndaj votuesve që ata i bënë deputetë. Por shoqëria civile konsideron se kandidimi i deputetëve për kryetarë të komunave është mungesë e moralit politik dhe mungesë e përgjegjësisë për përfaqësim të qytetarëve në Kuvend. Isuf Zejna, nga “Demokracia Plus”, ka deklaruar se kandidimi i tyre po bëhet për kalkulime politike të partive. Mendon se do të duhej të rregullohej infrastruktura ligjore, në mënyrë që deputetët të mos e kenë të garantuar kthimin sërish në postin e deputetit, kur të garojnë për kryetar komune.