Numrat do të jenë problem edhe në seancën e së enjtes për koalicionin PAN, ku bëjnë pjesë Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma, shkruan sot Koha Ditore.
Përfaqësuesit e PAN-it kanë thënë se ndryshe nga seancat e kaluara, të enjten do të “bëjnë përpjekje” që të marrin pjesë në seancë, por kanë parë “mundësi reale” që kandidatit i tyre për kryetar të Kuvendit, Kadri Veseli, të mos i marrë votat e duhura.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Jemi duke bërë përpjekje që nesër të jemi në seancë, por ekziston mundësia reale që as nesër të mos mund të fillojmë”, ka thënë Ramush Haradinaj, i nominuari i PAN-it për kryeministër, në një konferencë për media. (Teksti i plotë sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.