Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Cilat kompani po përballen me problemet e mos-shpronësimit

Korporata Energjetike e Kosovës nuk është e vetmja kompani që po përballet me pasoja për shkak të mos-shpronësimeve që do të mundësonin zgjerimin e hapësirës për të nxjerrë thëngjill, raporton KTV.

Problemet nga kjo kompani kanë kaluar edhe në dy të tjera,

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kosova Thëngjilli” dhe në Ferronikel. E para ka rreth një javë që nuk po furnizohet me thëngjill nga KEK-u.

Ky problem rrezikon pagat e rreth 200 punëtorëve.

Ndërprerjen e furnizimit me thëngjill, KEK-u e ka arsyetuar me problemet e shpronësimit. Si pasojë e kësaj ndërprerje, është rrezikuar edhe funksionimi i Ferronikelit.

Zyrtarë të kësaj kompanie kanë konfirmuar, se ka një javë që kanë mbetur pa furnizim me thëngjill dhe se këtë lëndë po e importojnë nga jashtë.

Në Departamentin e Shpronësimit, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Mjedisit, konfirmojnë se është arritur marrëveshja për 17 prona dhe shumë shpejt vendimi do të dërgohet për miratim në qeveri. Ndërkohë, Kohavisioni jozyrtarisht merr vesh se pas këtyre problemeve, një pjesë e tregut është duke u furnizuar me thëngjill nga një minierë ilegale në fshatin Polac të Skenderajt.