Kryetari i Kuvendit të AKR-së, Fatmir Matoshi, ka komentuar në Interaktiv të KTV-së deklaratën e nënkryetarit të partisë, Korab Sejdiu, se do ta votonte kundër një qeveri ku është edhe PDK-ja, ani pse për këtë do të votonte AK-ja.
“Sejdiu ka thënë se në këtë përbërje nuk do ta votonte këtë Qeveri në të cilën bën pjesë edhe PDK-ja, dhe ne e respektojmë vendimin e tij. Kjo është në përgjegjësinë e secilit deputet”, ka thënë Matoshi. “Për ne është i rëndësishëm uniteti brenda partisë”, ka shtuar më tej ai.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSejdiu ka sqaruar dje përmes profilit të tij në facebook se ai nuk do ta votonte një bashkëqeverisje të AKR-së me PAN-in.