Pas një pushimi dyjavor, Dhomat e Specializuara për Kosovën kanë rinisur punën. Pushimi veror ishte miratuar për të gjithë punonjësit e Gjykatës në kohën e njëjtë, derisa puna më e madhe pritet të nisë në shtator dhe gjatë vjeshtës, kur mund të bëhen publike aktakuzat e para, raporton KTV.
Dhomat e Specializuara për Kosovën i janë kthyer punës.
Pas një pauze dyjavore, Gjykata ka rinisur punën në Hagë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVendimi ishte marrë më 7 korrik, sipas të cilit, e gjithë gjykata kishte shfrytëzuar pushimin veror në të njëjtën kohë.
“Periudha e pushimit veror të Dhomave të Specializuara të Kosovës zgjati nga 24 korriku 2017 deri më 11 gusht 2017”, është thënë për KTV-në në një përgjigje të Zyrës për media.
Pushimi kishte nisur me t’u miratuar Rregullorja e Procedurës dhe Provave, çka e kishte funksionalizuar Gjykatën.
Ky kishte qenë hapi i fundit që do t’i hapte rrugë Gjykatës që të nisë të pranojë aktakuzat e para nga Prokuroria.
Por, ata nuk kanë dashur të flasin për këtë.
Në lidhje me aktakuzat, Dhomat e Specializuara të Kosovës do të japin informacion publik në lidhje me parashtrime kur të jetë e përshtatshme. Ndërkohë, për çfarëdo gjëje në lidhje me hetime apo aktakuza, ju lutemi kontaktoni Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
KohaVisioni ka pyetur për këtë edhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar por edhe pas 3 ditësh ata nuk kanë kthyer përgjigje.
Që ky institucion i drejtësisë të funksionojë, ishte vendosur nga deputetët e legjislaturës së kaluar, pas kërkesave ndërkombëtare.
Ish-kryeprokurori që kishte udhëhequr hetimet në fillim, Clint Williamson, kishte paralajmëruar se hetimet do të rezultojnë me aktakuza për disa nga ish-udhëheqësit më të lartë të UÇK-së.