Lëvizja Vetëvendosje përmes një konference për media ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës po zhvillon një luftë të ndyrë dhe sipas VV-së, përmes shpifjeve duan të shkaktojnë një tjetër bllokadë institucionale.
Deputeti Xhelal Sveçla nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se partia e tij nuk do të ketë respekt as mirëkuptim për luftën e ndyrë të PDK-së, e cila më 11 qershor e ka konfirmuar opozitën e saj. Me reagimet ndaj VV-së për qeverisjen në Prishtinë, Sveçla ka thënë se PDK-ja është në gjendje që të bëjë gjithçka për t’u kthyer në pushtet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Dhe këtë, për hir të pasurisë, e shumë prej tyre edhe të lirisë. Këtë e dinë edhe qytetarët e Kosovës. Është e qartë se kush është manipuluesi e cili i drejti në këtë shoqëri”, ka thënë Sveçla.
“Arsyeja tjetër, mbase edhe më treguese se pse reagojnë, sulmojnë e shpifin, është se po duan të shkaktojnë një bllokadë institucionale. Nuk i kanë votat për kryeparlamentar kurse ne dhe qytetarët e Kosovës jemi duke i pritur që ata ta propozojnë emrin që atyre u takon. Ne jemi edhe duke shkuar në seancë për këtë”, ka thënë veç të tjerash Sveçla.