Për deputetin e Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj, pjesëmarrja masive e qytetarëve në protestën për lirimin e vëllait të tij tregon se Ramushi nuk është vet.
“Shqiptarët janë komb i madh dhe lirinë nuk do t’ia falin askujt. Askujt nuk do t’ia cenojmë lirinë, por kushdo që synon të na cenojë atë do të marrin përgjigjen si në fundshekullin e kaluar”, ka thënë Haradinaj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi, tutje i është drejtuar Qeverisë së Kosovës, që ka thënë se i ka qysh tani pesë mundësi që të tregojë se është shtet.
“E ka mundësinë me i thënë jo dialogut me Serbinë përderisa Serbia nuk ka kërkon falje për krimet që ka bërë. T’i thotë jo demarkacionit që i fal Malit të Zi mbi 8 mijë hektarë. E kanë rastin t’i tregojnë Serbisë që nuk munden që udhëheqësit e saj të lëvizin lirshëm nëpër Kosovë e të bëjnë fushatë këtu. E kanë rastin unik t’i thonë stop padrejtësive me gjykatën Speciale. Nuk mund të ketë drejtësi etnike. Dhe në fund, e kanë rastin që Kosovën ta bëjnë me ushtri, e të mos bëhen kishe s’po shohin se çfarë po ndodh në rajon”, ka thënë Haradinaj.
“Ju po tregoni se ky vend ka Zot. Pavarësisht se kush e udhëheq këtë vend ju jeni sovrani”, ka thënë ai.