Një ditë para seancës konstituive së Kuvendit të Kosovës, deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës janë mbledhur për të diskutuar lidhur me mbarëvajtjen e seancës.
Takimi po mbahet në selinë e PDK-së, raporton KP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkohë, pritet që edhe deputetët e partive tjera të mbajnë takime lidhur me seancën e nesërme, ku janë paraparë tri pika të rendit të ditës, ajo e formimit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, dhënia e betimit të deputetëve dhe zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.