Koha nuk është në anën e Serbisë, as në anën e serbëve të Kosovës. Kështu është shprehur Rasim Lajiq, kryetar i Partisë Socialdemokrate të Serbisë, transmeton Koha.net.
Ai ka paralajmëruar se Partia e tij Socialdemokrate e Serbisë do t’ia prezantojë shefit të shtetit platformën për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën në tri faza.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLajiq ka rikujtuar pikëpamjet e ndryshme të skajshme në opinion rreth këtij problemi, nga ajo se nuk duhet fare të bisedohet, ose “tash e menjëherë” deri “ky konflikt i ngrirë” vetvetiu do të shkrihet.
“Ne nuk na konvenon gjendja ‘konflikt i ngrirë’, nga se koha nuk është aleat i mirë as i Serbisë, aq më pak i serbëve që jetojnë në Kosovë si dhe të joshqiptarëve të tjerë”, i ka thënë Tanjugut Lajiq, transmeton Koha.net.
Opinioni në Serbi, as ai në Kosovë nuk është i përgatitur për zgjidhje përfundimtare, dhe ai këtë e sheh si proces, në të cilin duhet të hyjmë sa më parë.
“Qëllim i atij procesi duhet të jetë normalizimi, pa njohjen (e pavarësisë së Kosovës – sqarim ynë) dhe në disa faza”, është shprehur Lajiq i cili ka prezantuar platformën që do t’ia paraqesë presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deri në normalizim në tri faza”.
Faza e parë e negociatave përfshin mundësimin e bashkëpunimit të plotë ekonomik me Kosovën.
Në këtë moment përtej vijës administrative, siç e quan ai kufirin me Republikën e Kosovës, (Serbia) eksporton mallra me vlerë 400 milionë euro në vit, por ka mundësi që kjo sasi të jetë dyfish më e madhe, po të mos ekzistonin pengesa juridike e politike.
“E kam fjalën për qarkullim të lirë të njerëzve, të mallit e të kapitalit. Duhet të shemben të gjitha barrierat që e pengojnë këtë gjë. Serbia nuk mund të ketë më shumë ndikim politik në Prishtinë, por ndikimin ekonomik ç’ke me të mund ta ruajë përmes kësaj forme të bashkëpunimit, meqë Kosova ka interes të marrë mall që është më i lirë. Interes yni është që të eliminohen të gjitha pengesat dhe të kemi bashkëpunim të zhvilluar tregtar dhe çfarëdo tjetër me Kosovën”, ka thënë Lajiq.
Element tjetër, sipas Lajiqit, është çështja e statusit të serbëve në Kosovë. Asociacioni duhet të jetë formë e vetëqeverisjes së serbëve në Kosovë, ndërsa duhet të hapet edhe çështja e pronës dhe e trashëgimisë kulturore të Serbisë në Kosovë.
“Hapi i tretë do të ishte negociatat për përfshirjen e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, përveç në Kombet e Bashkuara, me benifite të qarta - çfarë fiton Serbia për dhënien e pëlqimit të tillë. Nuk mund të negociojmë në mjegull, se do të bëjmë lëshime dhe për to të mos marrim asgjë”, thekson Lajiq, përcjell Koha.net.
Fundja, thotë ai, po të mund të kryhej puna pa Serbinë, këto bisedime as që do të ishin të nevojshme.
Duke u përgjigjur në pyetjen se çfarë do të mund të përfitonte Serbia si kundërshpërblim, Lajiq tha se ka shumë çka, nga mbështetja financiare për zhvillimin e infrastrukturës deri te përshpejtimi i rrugës për në Bashkimin Europian.
Ai ka thënë se në një fazë përfundimtare të të gjitha bisedimeve duhet të hapet çështja e negociatave për statusin përfundimtar të Kosovës.
“Duhet t’u hyhet zgjidhjeve që kanë gjasë për sukses, në kuptimin e rezultateve përfundimtare krahas ruajtjes së interesave shtetërore”, ka thënë lideri i Partisë Socialdemokrate të Serbisë Rasim Lajiq.