Patriarku serb Irinej, me rastin e thirrjes së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për dialog të brendshëm për Kosovën, ka thënë se “Kosova nuk guxon as të tjetërsohet e as të dhurohet”.
“U bëjmë apel liderëve tanë shtetërorë që nuk guxojnë të japin pëlqimin e tyre për tjetërsim të Kosovës e Metohisë, sepse ajo që merret me dhunë, edhe kthehet, ajo që i dhurohet dikujt, ajo është e humbur përgjithmonë, dhe këtë serbët dhe Serbia nuk guxon ta lejojë të ndodhë”, ka thënë Irinej për televizionin publik serb, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKujtojmë se presidenti serb Vuçiq ka bërë thirrje për dialog të brendshëm për Kosovën me qëllim të zgjidhjes së të ardhmes së Serbisë dhe popullit serb.