Rasim Selmani, drejtor i burgut të Sigurisë së Lartë në Gerdovc, ka thënë se në këtë burg ka edhe dëshmitarë të mbrojtur.
E, meqenëse dëshmitarët e mbrojtur janë të burgosur si kategori e veçantë me ligj, në Puls të KTV-së ai thotë se ata trajtohen në mënyrën më të duhur dhe kanë sigurinë maksimale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Stafi i përzgjedhur që duhet të punojë me ta është i trajnuar shumë mirë, janë masat shtesë edhe të lëvizjeve të tyre, nuk kanë qasje me të burgosurit e tjerë pra nuk kanë kontakt me ta”, ka thënë Selmani.
Ai ka thënë se numri i dëshmitarëve të mbrojtur është i vogël, megjithatë ka thënë se nuk mund të japë shifra për këtë numër.