Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova e Shqipëria diskutojnë për çmimet referente

Ministri i Financave Avdullah Hoti dhe Ministra e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami, sot do të presin në vizitë zyrtare zëvendësministren e Financave të Republikës së Shqipërisë Irena Beqirja.

Në këtë takim do të marrin pjesë edhe zëvendësministri i Ministrisë së Financave Agim Krasniqi, Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemajl Minxhozi, Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave të Republikës së Shqipërisë Belinda Ikonomi, drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës Bahri Berisha, drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës Sakip Imeri, si dhe drejtori i Departamentit t Politikave Ekonomike, Publike dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar Financiar Behxhet Haliti.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjatë takimit pritet të diskutohet për çështjen e çmimeve referente që po vendosen nga pala shqiptare, si dhe për çështje të tjera që janë pjesë e Marrëveshjeve që janë nënshkruar deri më tani nga dy vendet.