Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi për media tregon se nesër (e shtunë) në orën 11:00 organizon konferencë.
Aty do të njoftojë për shpalljen e Zgjedhjeve të Brendshme për përcaktimin e kandidatëve për kryetarë komunash dhe Asamble në zgjedhjet lokale të 2017-s.
Burime të portalit Koha.net kanë bërë me dije se postin e Sekretarit Organizativ të partisë, i mbetur vakant pas tërheqjes së Dardan Molliqajt, do ta marrë Ismajl Kurteshi.