Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kuvendi pritet të konstituohet javën e ardhshme

Presidenti Hashim Thaçi pritet të vendosë që për javën e ardhshme të thirret seanca konstituive e Kuvendit, përcaktim ky që ka rrjedhur pas sinjalit të marrë nga koalicioni PAN.

E ndërkombëtarët kanë nxitur deputetët për krijimin sa më të shpejtë të Qeverisë, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Deri para një viti, presidenti Thaçi e ka drejtuar PDK-në, partinë kryesore të koalicionit PAN, i cili është fitues relativ i zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit. Pas zgjedhjeve, ai ka realizuar një seri takimesh joformale me përfaqësues të këtij koalicioni.

Takimin e fundit e ka zhvilluar një ditë më parë, me kandidatin e PAN-it për kryeministër, Ramush Haradinaj. Të njëjtën nuk e ka bërë edhe me LVV-në, subjekt i dytë për nga fuqia e votës, e as me koalicionin LAA, si subjekt i tretë, forca politike këto që refuzojnë të bëhen pjesë e një Qeverie, në të cilën mund të jetë edhe PDK-ja...(Më gjerësisht mund të lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.