Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shqipëria premton mbështetje për Kosovën

Ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj, priti sot Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, me të cilin biseduan për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Republikës se Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, njofton kumtesa ministrore, transmeton koha.net.

Më në detaje u diskutua avancimi me agjendën evropiane të dy vendeve tona, dhe rritja e promovimit me të arriturat në shtetndërtim të Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Po ashtu u diskutua edhe çështja e bashkëpunimit rajonal ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimorë, pasiqë është ndër temat më të theksuara në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

Ahmetaj falënderoi ambasadorin Minxhozi për vizitën dhe bashkëpunimin, si dhe shprehu falënderimet për Shqipërinë, për kontributin jetik dhe përkrahjen e vazhdueshme që i ka dhënë Republikës së Kosovës, sidomos mbështetjen e vazhdueshme diplomatike.

Ambasadori shqiptar, Qemal Minxhozi shprehu gatishmërinë e Shqipërisë për ta përkrahur integrimin dhe zhvillimin ekonomik e politik të Kosovës jo vetëm në rajon por edhe në arenën ndërkombëtare.