Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, bashkë me sekretarin për Marrëdhënie me Jashtë, Skender Reçica, kanë takuar sot Shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.
Siç njofton Nisma, Krasniqi dhe Apostolova, gjatë këtij takimi të zhvilluar në zyrat e BE-së, diskutuan për situatën pas certifikimit të zgjedhjeve të 11 qershorit.
Gjatë këtij takimi, kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi, paraqiti pikëpamjet e tij rreth formimit të shpejtë të institucioneve në mënyrë që të vazhdojnë me procesin e reformave sa i përket agjendës evropiane të Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
SHBA, e interesuar për themelim të shpejtë të institucioneve në Kosovë
-
Krasniqi dhe Papadopoulou bëjnë thirrje për zgjedhje të lira e demokratike
-
Osmani priti në takim lamtumirës shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Apostolovan
-
Haxhiu takon Apostolovën, thotë se do të fuqizohet plan-veprimi i përbashkët për reformën në drejtësi
-
Krasniqi: Kemi pritur rezultat më të mirë nga zgjedhjet, administrimi i votës nuk është bërë si duhet