Opinionisti Bajrush Morina në Rubikon të KTV-së ka thënë se dukuria e kalimit të deputetëve nga një anë në tjetrën, apo siç e quan ai ‘peshkimi’ i deputetëve, po bëhet edhe nga Lëvizja Vetëvendosje.
Mirëpo, sipas tij, LVV po synon të gjithë partinë e jo veç disa nga deputetët siç po bën blloku tjetër.
Morina theksoi se humbësi i këtyre zgjedhjeve është pretendenti për kryeministër i koalicionit PAN, Ramush Haradinaj pasi nuk arriti që t’i bëj numrat e votës shqiptare.
“Vetë Haradinaj është djeg më 11 qershor sepse nuk i ka votat. Peshkimi apo kontrabandimi nuk i bën mirë. Krejt rrjeta e peshkimit po bie te LDK, një gjë të tillë po e bën edhe Vetëvendosje”, ka thënë ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Morina: VV-ja është fajtore, Kurti ka krijuar një iluzion që të ketë gjithë pushtetin
-
Haradinaj: Haxhiu s’është kandidaturë unifikuese
-
Haradinaj dyshon se aksioni në veri është për fushatë, kërkon sqarime
-
Kandidati i PDK-së për deputet mallkon votuesit: Ju raftë Covidi
-
Haradinaj i sheh lëvizjet e VV-së si “pafuqi për t’u përballur me integrimin e veriut”