Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Filloi hartimi i Strategjisë së re të Kosovës kundër terrorizmit

Ministria e Punëve të Brendshme filloi hartimin e Strategjisë së re Kundër Terrorizmit 2017 – 2022. Kjo strategji do të udhëhiqet nga zëvendësministri i MPB-së, Valdet Hoxha, njëherësh Koordinator Nacional Kundër Terrorizmit.

Hoxha falënderoi të gjithë përfaqësuesit e institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare për kontributin dhe angazhimin e tyre serioz për implementimin e strategjisë së kaluar, duke vlerësuar lart punën e secilit zyrtar të angazhuar në fushën e terrorizmit dhe njëkohësisht kërkoi nga të gjithë anëtarët e grupit punues që të angazhohen seriozisht në mënyrë që të kemi një strategji të re sa më praktike, efektive dhe efikase në luftë kundër terrorizmit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në grupin punues për Strategjinë e re kundër terrorizmit përveç institucioneve vendore, po marrin pjesë edhe mekanizmat ndërkombëtar, ndërsa përveç mbështetjes profesionale, edhe financimin për finalizimin e këtij dokumenti shumë të rëndësishëm po e bënë Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Përballja me sukses me terrorizmin si njëri ndër kërcënimet më serioze në botën bashkëkohore është e mundur vetëm me një angazhim sistematik, të planifikuar dhe të koordinuar në nivel vendi dhe në aspektin ndërkombëtar”, tha Hoxha.

Zëvendësministri gjithashtu theksoi se shteti i Kosovës zotohet se do të angazhohet maksimalisht për parandalimin dhe luftimin e kësaj dukurie në vendin tone, si dhe ka synim që të vazhdojë të jetë partner i rëndësishëm dhe pjesë e pandashme e përpjekjeve ndërkombëtare kundër terrorizmit.