“Inati i VV-së dhe LAA-së faktorizon Listën serbe”

“Inati i VV-së dhe LAA-së faktorizon Listën serbe”

11 korrik 2017 23:57

Sipas deputetit të koalicionit PAN, Bekim Haxhiu, inati i Vetëvendosjes dhe koalicionit LDK-AKR-Alternativa për të mos biseduar fare me Ramush Haradinajn, po e faktorizon Listën serbe.

Në Interaktiv të KTV-së ai ka thënë se Lista serbe po faktorizohet sepse inati nuk po i lë VV-në dhe LAA-në që të bashkohen me PDK-në në qeverisje më stabile.

Koalicioni PAN ka siguruar 39 vota në Kuvend dhe pa votat e minoriteteve, përfshirë nëntë të Listës serbe, nuk do të ketë mundësi të sigurojë themelimin e qeverisë.

“Deri dje ishin bashkë me Ramush Haradinajn në opozitë në një krah, ndërsa tani nuk pranojnë as të dalin në takim me të. Ky inat po e faktorizon Listën serbe”, ka thënë ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme