Kryeministri në detyrëi Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka udhëtuar për në Trieste ku do të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor.
Mustafa do të marrë pjesë në takimin qendror të Samitit, ku do të jenë të pranishëm kryeministrat e vendeve të rajonit si dhe liderë të vendeve evropiane dhe të mekanizmave të Bashkimit Evropian.
Gjatë punimeve të Samitit do të diskutohet për të arriturat e deritashme të bashkëpunimit ndërmjet gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor si dhe për projektet e reja në kuadër të thellimit të bashkëpunimit në rajon dhe në rrugën e përbashkët integruese në BE.
Mustafa do të zhvillojë edhe takime bilaterale të nivelit të lartë.
Artikuj të ngjashëm
-
Mustafa tregon ç’ka bërë sot në Trieste
-
Mustafa i quan të rëndësishme takimet që i ka zhvilluar në Trieste
-
Kërkohet që selia e Traktatit të Komunitetit të Transportit të jetë në Kosovë
-
Hoxhaj në Trieste: Zhvillimi ekonomik i Ballkanit parakusht për integrim
-
Mustafa: Kosova e përkushtuar në rrugën eurointegruese