I nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, ka ftuar sot në takim partitë dhe koalicionet tjera parlamentare.
Avni Arifi nga AAK, para takimit, ka thënë se Haradinaj sot do të zhvillojë takime konsultative me partitë e komuniteteve jo serbe, të cilat, sipas tij, shërbejnë në formim të Qeverisë së re.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi tha se takimin me Haradinajn e kanë konfirmuar të gjitha partitë e pakicave jo-serbe.
“Listës Serbe ende nuk i kemi bërë ftesë. Është çështje orari dhe së shpejti do t’i përgatisim ftesat për përfaqësuesit tjerë në Parlamentin e Kosovës. Të gjitha partitë parlamentare do të ftohen në takim”, ka thënë Arifi, raporton Koha.net.
Duke iu referuar refuzimeve që Lëvizja Vetëvendosje dhe koalicioni LAA i kanë bërë ftesave të Haradinajt për takim, Arifi tha se ende nuk kanë marrë përgjigje me shkrim nga këto parti.
“Ne u kemi bërë ftesë formale, presim përgjigje formale”, tha ai, ndërsa theksoi se nëse këto parti (VV dhe LAA) do të refuzojnë t’i bashkëngjiten koalicionit PAN për të bashkëqeverisur, Arifi tha se atëherë “do të kemi veprime dhe përgjigje adekuate”.
Sipas Arifit, nëse koalicioni PAN nuk ia del të arrijë marrëveshje me partitë apo koalicionet tjera, atëherë do të nisin biseda me deputetë individualë për të formuar Qeverinë e re.
Për sa i përket thirrjes së seancës konstituive, Arifi tha se nuk e di saktë se kur do të ndodhë, por tha se do të thirret së shpejti.