Arbëri

“Spanja nuk do ta njohë Kosovën edhe nëse këtë gjë e bën Serbia”

Një medium javor serb spekulon sot në faqen e vet elektronike se Spanja nuk do ta njihte Kosovën edhe sikur Serbia ta njihte pavarësinë e saj. Duke shkruar rreth kësaj, “nedelnjik” i Beogradit thotë se Kosova është problem europian e jo serb dhe, sipas këtij portali, për këtë ngadalë gjithnjë e më shumë po bëhen të vetëdijshëm në Bruksel, transmeton Koha.net.

Pas nëntë vjetësh të vetëbindjes se Spanja dhe katër vendet tjera nuk e njohin Kosovën, në BE duhet të gjendet një mënyrë tjetër për të zgjidhur çështjen e Kosovës. Normalizimi i marrëdhënieve Prishtinë – Beograd zgjidh problemin e Serbisë, por jo edhe të Kosovës, thotë ky medium.

"Spanja nuk do ta njihte Kosovën edhe sikur këtë ta bënte nesër Serbia. Sot është vështirë të parashikohet kur dhe a do ta njohë fare Madridi Prishtinën. Aq më tepë,r nuk është e mundur që kjo çështje të vihet fare në rend dite", citon nedeljnik t’i ketë thënë një burim në Ministrinë spanjolle të Punëve të Jashtme.

Kjo, sipas këtij mediumi, do të thoshte se, pa marrë para sysh procesin e Brukselit dhe normalizimin e marrëdhënieve të Beogradit e Prishtinës, Kosova nuk do të mund të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE përderisa Madridi dhe katër vende të tjera të BE-së (Greqia,m Qipro, Rumunia dhe i Sllovakia) nuk e njohin pavarësinë e krahinës së dikurshme në ish RSFJ..

Në fund ky medium thotë se Madridi nuk mund ta njohë pavarësinë, sepse do ta shkelte rendin e vet kushtetues që bazohet në pandashmërinë e Spanjës. Aq më shumë pasi që separatizmi katalunjas është gjithnjë e më i zëshëm e shembulli i Barcelonës, nëse e shpall pavarësinë, do të mund të ndiqej edhe nga Baskia dhe eventualisht, edhe nga Galia.