Shkrimtari e publicisti Veton, në një postim të vetin në Facebook, kërkesën e Hashim Thaçit për t’u takuar me kryetarin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, e ka krahasuar me kumarxhiun që humb lojërat e që kërkon para hua për të luajtur sërish me shpresën se do t’i kthejë paratë e humbura, transmeton Koha.net.
Ky është postimi i i Veton Surroit në Facebook:
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kërkesa e Hashim Thaçit që të takohet në Bruksel me Aleksandër Vuçiqin i përngjanë kumarxhiut që pasi të ketë humbur radhazi (deri te sulmi ndaj Kushtetutës) merr hua për ta lozur lojën që shpreson se do t'ia kthej prapa të gjitha ato të humbura. Deri më tani ka qenë konsekuent se mund t'i bëjë rrush e kum'lla dhe nuk ka arsye për të dyshuar në konsekuencën e tij për mbrapshti”.