Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në mesditë përfundon afati për ankesa në rezultatet e zgjedhjeve

Subjektet politike dhe kandidatët për deputet deri në mesditë kanë afat të dorëzojnë ankesat për rezultatin e zgjedhjeve të 11 qershorit në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Ndërsa PZAP-ja ka në dispozicion 72 orë për vendosjen e ankesave eventuale.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përndryshe, deri tash vetëm Lista Serbe ka paralajmëruar ankesë ndaj rezultatit të zgjedhjeve.

Lideri i Iniciativës qytetare Lista Serbe, Sllavko Simiq deklaroi se do të ankohet ndaj rezultatit të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, pasi konsideron se në veri të Kosovës janë anuluar mbi një mijë vota me kusht.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit. Sipas rezultateve përfundimtare, koalicioni PDK-AAK-Nisma ka fituar zgjedhjet me 33.74 për qind, e ndjekur nga Lëvizja Vetëvendosje me 27.49 për qind dhe koalicioni LDK-AKR me 25.53 për qind. Ndërsa ndarja e ulëseve sipas subjekteve politike është koalicioni PAN ka 39 ulëse, VV 32 ulëse dhe koalicioni LDK-AKR-Alternativa 29 ulëse.