Deri më tani në Qendrën e Numërimit të Rezultateve janë numëruar rreth 50 për qind e votave me kusht dhe pritet që nesër të përfundojë procesi i numërimit të këtyre votave që janë rrethe 25 mijë vota me kusht të konfirmuara nga zgjedhjet e 11 qershorit.
Koordinatori i QNR-së Burim Ahmetaj për KosovaPress tha se janë në procesin e numërimit të votave me kusht dhe deri më tani kanë arritur deri te komuna e gjashtëmbëdhjetë, komuna e Rahovecit, që është në proces e sipër të numërimit. Sipas tij, janë edhe komunat e mëdha, siç janë Peja, Podujeva, Prizreni, Prishtina dhe Ferizaj, të cilat konsiderohen komunat e mëdha me vota me kusht.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMirëpo, Ahmetaj tha se me këtë dinamikë do të mund të përfundohet shumë shpejt dhe të përmbyllet procesi i numërimit të votave me kusht.
“Shpresojmë që nesër ta gjithë këtë proces, edhe pse numri më i madh i votave me kusht është në komunat e mëdha, mirëpo pavarësisht prej kësaj ne do të punojmë me dy ndërrime sonte deri në orën 24:00 dhe nesër në mënyrë që ta kemi procesin të kompletuar… Pra, me këtë dinamikë nesër do ta kemi procesin të përfunduar”, tha Ahmetaj.
Numri i votave të pavlefshme në procesin rregull të votimit ka qenë 52 mijë, por kjo dukuri e votave të dëmtuara është shfaqur edhe në votat me kusht.
Sipas Ahmetajt, vota të pavlefshme ka edhe në fletëvotimet me kusht. Bëhet fjalë për një numër të konsiderueshëm, ku ka edhe fletëvotime të dëmtuara qëllimisht.
“Nuk mund të themi se kemi numër të madh të fletëvotimeve të pavlefshme, mirëpo është një numër i konsiderueshëm i fletëvotimeve të dëmtuara me qëllim, të cilat sigurisht do të shpallen të pavlefshme”, tha ai.
Ai tha se KQZ do ta formojë një komision, do t’i shqyrtojë dhe analizojë të gjitha këto raste të pavlefshmërisë dhe numrit të madh të votave të pavlefshme. Ai tha se në të ardhmen duhet të bëhet edukim i votueseve për procedurën e votimit, që do ta zbriste numrin e votave të pavlefshme.