Dardan Sejdiu i Vetëvendosjes ka thënë se Albin Kurti ka bërë bisedë telefonike me kreun e LDK-së, Isa Mustafa, të cilët do të kenë një takim shumë shpejtë.
“Me qeverisje e Vetëvendosjes do të rregullohen të gjitha dallaveret në agjencione ku nuk do të kenë më lidhje me parti politike, do të ketë vetëm punëtorë të vërtetë”, ka thënë Sejdiu në Interaktiv të KTV-së duke shtuar se kjo do të arrihet vetëm me qeverisjen e VV-së bashkë me partnerin LDK.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka shtuar se për të arritur një qeverisje më të mirë se këto 17 vitet e fundit, partneri i tyre LDK nuk duhet t’i kundërshtojë në vendime.
Ai tutje ka thënë se PDK-ja duhet gjithsesi të shkojë në opozitë.