Arbëri

Gazetarët akuzojnë Presidencën për mostransparencë

Katër palë pyetje të gazetarëve të KTV-së drejtuar Zyrës së Presidentit Hashim Thaçi, nuk morën përgjigje.

Një kërkesë të ngjashme që nga 12 prilli e kishte bërë edhe gazetari i “Kohës Ditore” Fitim Gashi. Por njëjtë sikur kolegët e tij, mbeti pa përgjigje.

Mostransparenca e Presidencës paraqet vështirësi në kryerjen e punës së gazetarëve. Për këtë, Asociacioni i Gazetarëve kërkon nga Zyra e Presidentit që të rrisë bashkëpunimin me gazetarët.

Edhe në kohën sa ishte kryeministër, zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi kishte vepruar njëjtë, duke mos u përgjigjur në interesimin e mediave.

KTV-ja edhe sot ka kërkuar një përgjigje nga Zyra e Presidentit, por të njëjtit injoruan pyetjet sërish.