Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Të dhënat rreth procesit të zgjedhjeve në Shqipëri

Zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit janë të nëntat që zhvillohen në Shqipëri, që nga vendosja e sistemit pluralist në vitin 1991, shkruan atsh.

Ja disa të dhëna për këtë proces, që do mbahet të dielen:

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

– Zgjedhjet do të nxjerrin 140 deputetë, të cilët do të zgjidhen me sistemin proporcional rajonal

– Vendi është ndarë në 12 zona zgjedhore bazuar në 12 qarqet, ndërsa votat do të përllogariten në mënyrë proporcionale brenda për brenda secilit qark

– Në fletën e votimit renditen 18 subjekte zgjedhore

-Në garë konkurojnë 2666 kandidatë, nga të cilat 1073 gra

– Qarku i Tiranës do të nxjerrë numrin më të madh të deputetëve 34, kurse ai i Kukësit më të vogël, 3 deputetë

– Zgjedhjet administrohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe 90 komisione të zonave të administrimit zgjedhor(KZAZ) të ngritura në shkallë vendi, 18 prej tyre në Tiranë

– Në të gjithë Shqipërinë do të funksionojnë gjithsej 5362 qendra votimi

– Për zgjedhjet e reja janë regjistruar rreth 3.452.260 shtetas

– 136.651 zgjedhës votojnë për herë të parë

– 51 % e zgjedhësve janë meshkuj dhe 49 % janë femra

– Për procesin do të prodhohen gjithsej rreth 3.518.657 fletë votimi

– Kostoja financiare e zgjedhjeve llogaritet në rreth 734 milion lekë

– Mbi 5300 vëzhgues, vendas dhe të huaj, do të monitorojnë zgjedhjet në ditën e votimeve dhe pas tyre.