Arbëri

Situata e furnizimit për termocentralet e KEK-ut ka arritur në pikën alarmante

Këta ekskavatorë të mëdhenj të KEK-ut kanë nisur largimin e tonelatave të tëra në një pjesë të fshatit Shipitullë për të nisur marrjen e thëngjillit, pasi situata e furnizimit në prodhuesin e vetëm të energjisë ka arritur në pikën alarmante.

Edhe pse një marrëveshje me banorët vazhdon të mos jetë afër realizimit, drejtori i kësaj ndërmarrjeje thotë se çdo veprim është në pajtim me vendimet e marra deri më tash, raporton KTV.

Mirëpo, ankohet se askush prej institucioneve nuk u doli në ndihmë, ani pse ka shumë vjet që vazhdimisht janë njoftuar si për ndërtimet e shumta pa leje, ashtu edhe për nevojën e zgjerimit të minierës.

Kohavisioni ka arritur të sigurojë një njoftim në formë elektronike nëpërmjet të cilit shihet qartë se institucionet shtetërore të përfshira në këtë proces nuk po komunikojnë mes vete.

Banorët e fshatit Shipitullë vazhdojnë të jenë kundër mënyrës së shpronësimit.

Në lagjen Krasniqi thonë se mosplotësimi i kushteve nga KEK-u dhe çmimi i ulët janë vetëm dy prej shumë ankesave që ata i kanë për procesin e shpronësimit.

Ndërsa banorët e lagjes “Mirena” nuk e kanë ndërmend të zmbrapsen përballë kërkesave të tyre.

Pak metra tutje, gjithë zhvillimet në këtë pjesë po i shohin me shqetësim edhe banorët e Hades.

Pos banorëve rezidentë në këto hapësira, për shumë vjet janë ndërtuar numër i madh i objekteve, e në të cilat nuk banon askush vetëm për të rritur çmimin e shpronësimit dhe ku institucionet përgjegjëse me apo pa vetëdije e lejuan të ndodhë.

Kjo hapësirë ku duhet të nxirret thëngjilli, pos që luan një rol kryesor në punën e Termocentralit “Kosova B”, ajo do të jetë e rëndësishëm edhe për funksionimin e “Kosovës së Re” deri në vitin 2024.


Situata e furnizimit për termocentralet e KEK... by kohanet