Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Reagon Mustafa, LDK mëson nga votat e qytetarëve

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Isa Mustafa, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar ndaj, siç është shprehur ai, “kundërshtarëve dhe disa të vetëquajtur analistë politikë”, të cilët “po përpiqen të diktojnë se kush ... duhet të drejtojë LDK-në” duke iu treguar atyre se “LDK u thotë se ata duhet të presin në rend”

Në vazhdim, postimi i plotë i Isa Mustafës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me siguri mund të them se nuk ka subjekt politik, jo vetëm në Kosovë, por edhe në vendet që e kanë kaluar tranzicionin, që tërhoqi dhe tërheq vëmendjen siç është Lidhja Demokratike e Kosovës. Parti që hyri në vitin e 28-të të veprimtarisë së saj.

Kundërshtarët dhe disa të vetëquajtur analistë politikë, luten t'ia shohin fundin e ajo vetëm sa rigjenerohet.

Publicistë të caktuar e disa drejtues të shoqërisë civile u përpoqën e po përpiqen të diktojnë se kush, sipas tyre, duhet të drejtojë LDK-në, e LDK u thotë se ata duhet të presin në rend, të aktivizohen në nëndegë, të propozohen nga degët në Kuvendin e LDK-së në zgjedhjet e ardhshme. LDK është e hapur për opinione të ndryshme, por LDK vendos vetë. Askush nuk mund të marrë vendime për LDK-në.

LDK mëson nga votat e qytetarëve, por LDK e ka të qartë se ajo nuk është parti që shërbehet me populizëm, por se ajo ka një histori të pasur të një partie prijëse shtetformuese. Rrjedhimisht, as votat e bazuara në populizëm nuk e ndikojnë vendimmarrjen në LDK.

Synimet tona janë afatgjata, kurse efektet e populizmit janë afatshkurtra, ato u shërbejnë individëve, por jo edhe vendit dhe LDK-së.